SHBA, Senati nuk arrin ta zhbëjë veton e Trump-it lidhur me Arabinë Saudite
BKT
   Bota

SHBA, Senati nuk arrin ta zhbëjë veton e Trump-it lidhur me Arabinë Saudite

Senati amerikan nuk arriti dy të tretat e nevojshme për ta tejkaluar veton e presidentit Donald Trump mbi projektligjin që parasheh ndalimin e shitjeve të armëve specifike Arabisë Saudite.

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk arriti ta tejkalojë veton e presidentit Donald Trump mbi projektligjin që parasheh ndalimin e shitjeve të armëve specifike Arabisë Saudite.

Edhe pse pesë nga 53 republikanët e Senatit votuan në favor të legjislacionit të hënën, epilogu prej 45 votave pro dhe 40 kundër nuk arriti të përmbysë dy të tretat e nevojshme për të mposhtur veton presidenciale.

Pesëmbëdhjetë republikanë abstenuan./aa/