Cavusoglu takon Lavrovin në Tajlandë
BKT
   Bota

Cavusoglu takon Lavrovin në Tajlandë

Burime diplomatike theksojnë se Cavusoglu ndodhet në Tajlandë për të marrë pjesë në takimin e 52-të të ministrave të Jashtëm të Unionit të Vendeve të Azisë Juglindore.

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, në Tajlandë është takuar me homologun e tij rus, Sergey Lavrov.

Burime diplomatike theksojnë se Cavusoglu ndodhet në Tajlandë për të marrë pjesë në takimin e 52-të të ministrave të Punëve të Jashtme të Unionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Takimi i ministrave të Jashtëm të ASEAN-it filloi më 27 korrik në Bangkok ndërsa përfundon më 3 gusht./aa/