Ja si të përgatisni kek të lëngshëm dhe të butë
BKT
Kuzhina

Ja si të përgatisni kek të lëngshëm dhe të butë

Përbërësit:

1 filxhan sheqer
50 gr gjalpë të zbutur
50 gr mollë të grirë imët
1 banane e grirë imët
2 vezë
1 lugëz kafe instante
1 sheqer vanilje
1 filxhan miell
½ filxhan kakao
½ lugëz sodë bikarbonë
pak kripë

Udhëzimet:

1 Furrën ngroheni në 180 gradë.

2 Në një enë të thellë miksojini sheqerin me gjalpën e më pas shtoni mollën dhe bananen e imtësuar. Miksojini mirë.

3 Shtoni vezët njërën pas tjetrës dhe vazhdojeni miksimin. Në fund shtoni edhe kafenë instant dhe sheqer vaniljen.

4 Miellin bashkojeni me kakaon, sodën bikarbonë dhe kripën.

5 Këtë masë bashkojeni me masën e lëngshme.

6 Masën e fituar zbrazeni në enën e mbuluar me letër pjekjeje.

7 Piqeni në furrën e parangrohur për 40 minuta ose sipas nevojës.

8 Dekorojeni sipas dëshirës. Ju bëftë mirë.