VIDEO-Vlerësimi i rrezikshmërisë në punë,rrit sigurinë në qendrat spitalore
BKT
Shëndetësi

VIDEO-Vlerësimi i rrezikshmërisë në punë,rrit sigurinë në qendrat spitalore

RTKlive

Shëndetësia kosovare do të bëj ketë edhe një që ka të bëj me vlerësimin e rrezikshmërisë në punë, hap që vlerësohet me rëndësi për stafin e QKUK-së dhe SHSKUK-së.

Sali Bllaca shef i sektorit për Mbrojtje dhe Siguri në Punë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), tha se vlerësimin e rrezikshmërisë në punë, do të kemi rritje dhe të sigurisë të shëndetit në punë që ka të bëj më fushën e shëndetësisë.

“Siguria është pjesë e procesit të punës, dhe pa kushte punëtori nuk e ndjen vetën të sigurt, kjo do të ndikojë jo vetëm tek siguria e punëtorëve, por edhe ata që marrin shërbime nga QKUK-ja”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Bllaca bëri me dije se ky vendim për të bërë vlerësimin e rrezikshmërisë në punë në QKUK, bazohet në ligjin aktual në Kosovë.

“Paraprakisht kemi bërë një plan, fillimisht në QKUK, aty kemi filluar për shkak të specifikave që kryhen aty , do të vazhdojmë në të gjitha klinikat e QKUK-së dhe të SHSKUK-së”, deklaroi ai. Sipas tij nga ky këtë projekt do të vlerësohen mbi 3200 punëtorë që punojnë në QKUK e SHSKUK.


MË SHUME NGA Shëndetësi