Ja si të përgatisni krofne furre
Përbërësit:
200 ml qumësht
20 gr tharm buke
1 lugëz sheqer
1 lugëz margarinë
2 vezë
400-450 gr miell
kripë
lëvore limoni
Udhëzimet:
1 Tharmin e bukës fermentojeni me qumësht të ngrohtë. Shtoni vezët, sheqerin, margarinën, lëvoren e grirë në rende të një limoni dhe miellin.
2 Bëjeni brumin duke e ngjeshur mirë.
3 Lëreni të pushojë e të dyfishohet në masë.
4 Më pas ngjisheni edhe njëherë e lëreni të pushojë. Pas pushimit të dytë, ngjisheni sërish.
5 Në fund, brumin e fermentuar shtrijeni me petës. Pastaj me ndihmën e një gote formoni krofnet me trashësi prej 1.5 cm dhe këto renditini në tepsinë e mbuluar me letër pjekjeje.
6 Furrën fillimisht ngroheni në 200 e më pas uleni temperaturën ne 180 gradë.
7 Krofnet piqini për afro 25 minuta e më pas mbulojini me pecetë dhe lërini të ftohen.
8 Shpojini me shiringë kuzhine e mbushini sipas dëshirës ose me recel ose me krem kakao.
9 Spërkatini me sheqer pluhur.Ju bëfshin mirë./meshije.com























