Opozita venezueliane: Bisedimet do të rifillojnë këtë javë
Vecchio tha se ai pret një rezolutë për bllokimin e trazirave deri në fund të vitit, duke shtuar se presidenti Maduro është “një pengesë për paqen” dhe se ai duhet të largohet nga detyra.
Përfaqësuesi i kreut të opozitës së Venezuelës në SHBA, Carlos Vecchio ka deklaruar se qeveria dhe opozita këtë javë do të rifillojnë bisedimet për të zgjidhur trazirat politike në vendin e Amerikës së Jugut.
Megjithatë, sipas "Washington Post", Vecchio nuk specifikoi datën dhe vendin e takimit.
Duke folur të martën në Klubin Kombëtar të Shtypit në Washington, Vecchio tha se ai pret një rezolutë për bllokimin e trazirave deri në fund të vitit, duke shtuar se presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, është “një pengesë për paqen” dhe se ai duhet të largohet nga detyra.
I penguar nga kundërshtimi i ushtrisë së Venezuelës dhe sfidat popullore për legjitimitetin e tij, delegacioni i kreut të opozitës Juan Guaido mori pjesë në nismat në Oslo dhe Barbados për bisedime me qeverinë.
Megjithëse bisedimet në Oslo në maj nuk ishin të frytshme, palët ende nuk janë prononcuar qartë për përmbajtjen e bisedimeve në Barbados në fillim të këtij muaji.
Guaido vazhdon me retorikën e tij të ashpër kundër qeverisë përkundër “bisedimeve të paqes” që vazhdojnë ndërsa Maduro dhe delegacioni i tij e quajnë procesin e dialogut “të suksesshëm”.























