Ja si të përgatisni krem kajsie
BKT
Kuzhina

Ja si të përgatisni krem kajsie

Përbërësit:

3 pjeshkë
8 kajsi
200 ml qumësht
200 ml ajkë e ëmbël
30 gr sheqer
1/2 lëng limoni

Udhëzimet:

1 Qumështin, ajkën dhe sheqerin ziejini në zjarr të ulët derisa të shkrihet sheqeri.

2 Pjeshkët e kajsitë qërojini e pritini në kubikë.

3 Këto hidhini tek masa me qumësht e ajkë dhe vazhdojeni zierjen edhe për 2-3 minuta të tjerë.

4 Pastaj, masën largojeni nga zjarri e lëreni të ftohet.

5 Shtojani lëngun e gjysmë limoni dhe të gjitha bashkë bluajini në blender.

6 Shërbejeni të ftohtë në gota ose enë qelqi.Ju bëftë mirë.