Somali, terroristi i DEASH-it dënohet me vdekje
25-vjeçari Adan Mohamed Ali u dënua për anëtarësim në grupin terrorist DEASH dhe për rolin e tij në vrasjen e të paktën 5 personave në qytetet Bosaso dhe Mogadishu.
Një gjykatë ushtarake në Somali ka dënuar me vdekje një terrorist të DEASH-it për rolin e tij në vrasjen e 5 personave, përfshirë civilë dhe një zyrtar të sigurisë në incidentet me të shtëna në vitet 2018 dhe 2019.
Sipas kreut të Gjykatës ushtarake, Hassan Ali Nour Suute, 25-vjeçari Adan Mohamed Ali u dënua për anëtarësim në grupin terrorist DEASH dhe për rolin e tij në vrasjen e të paktën 5 personave në qytetet Bosaso dhe Mogadishu.
“Pasi kemi parë prova të mjaftueshme, kjo gjykatë ka dënuar me vdekje Adan Mohamed Ali-un, 25-vjeçar, i lindur në qytetin Beledwayne të rajonit Hiran”, tha Shuute.
Gjykata liroi Abdishakur Hajji Barsanji, i cili po ashtu u akuza si anëtar i një grupi pro-DEASH në Somali.























