Pejë, 353 pacientë kanë marrë trajtim emergjent në Spitalin e Përgjithshëm
BKT
Shëndetësi

Pejë, 353 pacientë kanë marrë trajtim emergjent në Spitalin e Përgjithshëm

353 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dje më 1 gusht 2019, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 15 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Analiza kanë kryer 207 pacientë që në total kanë kryer 2,813 analiza.

6 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme.

Ka qenë 5 lindje, 4 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, ndërsa sa i përket gjinisë 3 foshnje janë të gjinisë femërore dhe 2 të gjinisë mashkullore.


MË SHUME NGA Shëndetësi