Sisi dhe Kushner diskutojnë bisedimet Izrael-Palestinë
BKT
   Bota

Sisi dhe Kushner diskutojnë bisedimet Izrael-Palestinë

Kushner arriti në Egjipt sot pasi fillimisht në kuadër të turneut në Lindjen e Mesme vizitoi Jordaninë, ku u takua me Mbretin Abdullah, dhe më pas Izraelin.

Presidenti i Egjiptit, Abdulfettah al-Sisi, diskutoi rifillimin e bisedimeve izraelito-palestineze me dhëndrin dhe kryekëshilltarin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Jared Kushner, në turneun e tij në Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë nga Presidenca e Egjiptit thuhet se delegacioni amerikan gjatë takimit ka dhënë informacione në lidhje me përpjekjet për të rifilluar bisedimet midis Palestinës dhe Izraelit.

Sipas deklaratës, Sisi ka shprehur mbështetje për përpjekjet për një zgjidhje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse dhe përpjekjet për rifillimin e bisedimeve midis Izraelit dhe Palestinës mbi themelet e një zgjidhjeje me dy shtetet.

Arritja e një zgjidhjeje për problemin izraelito-palestinez kontribuon në stabilitetin në rajon dhe hap dyert për horizonte të reja, është shprehur Sisi, duke shtuar se vendi i tij vazhdon koordinimin dhe konsultimin me administratën e SHBA-së lidhur me mënyrat për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.

Kushner arriti në Egjipt sot pasi fillimisht në kuadër të turneut vizitoi Jordaninë, ku u takua me Mbretin Abdullah, dhe më pas Izraelin.

Në delegacionin shoqërues të tij bëjnë pjesë edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Trumpit për bisedime ndërkombëtare, Jason Greenblatt si dhe Përfaqësuesi i Posaçëm dhe Këshilltari Politik i Sekretarit të Shtetit, Brian Hook.