Gjermani, konfiskohet sasi rekord e kokainës
BKT
   Bota

Gjermani, konfiskohet sasi rekord e kokainës

Droga në sasi prej 4,5 ton ka një vlerë të përllogaritur prej afër 1 miliard euro.

Autoritetet gjermane sot njoftuan se kanë konfiskuar një sasi rekord prej 4,5 ton kokainë në portin e qytetit të Hamburgut.

Vlera e përllogaritur e kokainës nëse shitet në pakicë është rreth 1 miliard euro, duke e bërë atë konfiskimin më të madh të drogës në historinë e Gjermanisë.

Droga u zbulua dy javë më parë kur shërbimet doganore kontrolluan një kontejner mallrash që ishte dërguar nga Uruguaji për në Belgjikë, thuhet në kumtesën e shërbimit gjerman të doganave.

Sipas kumtesës, pakot që përmbanin drogë ishin fshehur në më shumë se 200 çanta sportive.