20:38 / 02.08.2019
Der Leyen: Dëshiroj një pakt të ri për emigracionin
Presidentja e re e KE-së, Ursula Von Der Leyen u shpreh sot në Romë se synon të propozojë një pakt të ri për emigracionin dhe politikat e azilit për të bërë një ndarja sa më të mirë të përpjekjeve brenda Bashkimit Europian.
”Unë dëshiroj të propozoj një marrëveshje të re për emigracionin dhe politikat e azilit, ne kemi nevojë për një zgjidhje të re”, pohoi ajo në prani të medias përpara takimit me kryeministrin italian, Giuseppe Conte.
”Ne dëshirojnë që procedurat tona të jenë të vlefshme, por gjithashtu edhe njerëzore. Kjo nuk është një detyrë e lehtë, por të gjithë e kemi kuptuar se nuk ka zgjidhje të lehta për të menaxhuar fluksin e emigrantëve”, theksoi von der Leyen./ATSH/























