23:31 / 02.08.2019
Pompeo njofton tërheqjen zyrtare nga marrëveshja e çarmatimit me Rusinë
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo shpalli daljen zyrtare të SHBA-së nga marrëveshja e çarmatimit INF për raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi.
]Deklaratën ai e bëri gjatë një vizite në Bangkok. “Dalja e SHBA nga marrëveshja hyn në fuqi sot”, tha ai.
Ai deklaroi se për fundin e marrëveshjes është Rusia krejtësisht përgjegjëse.
Ministria e Jashtme në Moskë, nga ana e saj, deklaroi se marrëveshja, e nënshkruar nga Bashkimi Sovjetik dhe SHBA në Uashington, në vitin 1987, e kishte humbur vlefshmërinë e saj me nxitjen amerikane.























