​Sudan, opozita dhe ushtria arrijnë marrëveshje për qeverisje tranzitore
BKT
   Bota

​Sudan, opozita dhe ushtria arrijnë marrëveshje për qeverisje tranzitore

Këshilli ushtarak që qeveris Sundanin dhe koalicioni opozitar kanë arritur një marrëveshje për të filluar një periudhë të re qeverisjeje tranzitore.

Marrëveshja erdhi pas negociatash të gjata mes këshillit ushtarak dhe Aleancës për Liri dhe Ndryshim, e cila ka drejtuar lëvizjen e protestave që janë mbajtur në vend për muaj të tërë.

“Po i bëj të ditur sudanezëve, opinionit publik afrikan dhe atij ndërkombëtar se dy delegacionet kanë rënë dakord plotësisht për shpalljen kushtetuese” u shpreh përfaqësuesi i Bashkimit Afrikan, i cili shërbeu si ndërmjetës mes palëve.

Qëkur ushtria rrëzoi nga pushteti ish-presidenti Omar Al Beshir në prill të këtij viti, Sudani është përballur me trazira, por marrëveshja për shpalljen e kushtetutës së shumëpritur u prit me festime.

Në muajin korrik, Këshilli ushtarak dhe opozita nënshkruan një marrëveshje për ndarjen e pushtetit por që atëherë protestuesit kanë pritur që të informohen për më shumë detaje për marrëveshjen.

Protestat e para shpërthyen në vend në dhjetor të vitit të shkuar, pasi qeveria e ish presidenti Bashir njoftoi marrjen e masave shtrënguese ekonomike. Ai u rrëzua nga pushtetit nga ushtria pas protestash që zgjatën me ditë të tëra jashtë ministrisë së mbrotjes në kryeqytetin Khartum.