​SHBA tronditet sërish, 9 të vdekur nga të shtënat në Ohio
BKT
   Bota

​SHBA tronditet sërish, 9 të vdekur nga të shtënat në Ohio

Një person hapi zjarr në Dejton, Ohio në orët e para të mëngjesit, duke vrarë të paktën 9 persona dhe duke lënë 16 të plagosur.

Sipas përditësimeve më të fundit nga ”Dayton Daily News”, policia ndërhyri pasi raportoi praninë e një të dyshuari të armatosur, në qendër të distriktit të Oregonit.

Ajo hapi zjarr kundër tij dhe e vrau, ndërkohë që një person i dytë i dyshuar është larguar me një makinë.

Ngjarja e rëndë pason atë të El Pasos në Teksas ku humbën jetën 20 persona dhe 26 të tjerë mbetën të plagosur.

Autori ishte një 21 vjeçar. 20 minuta para sulmit, vrasësi i dyshuar i Teksasit publikoi në internet një postim me një gjuhë urrejtjeje ku akuzonte komunitetin hispanik për rrëmbimin e “të bardhëve” në SHBA.