Ushtria e Kim Jong-un gati për luftë?!
Shumë gjëra kanë ndryshuar në marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe pjesës tjetër të botës, teksa nga viti në vit duket se shteti aziatik po tërhiqet nga pozicioni i tij për luftë, pavarësisht ndonjë deklarate sporadike.
Prej marrjes së Presidencës së SHBA nga Donald Trump, lideri i Koresë së Veriut ka shënjuar një tërheqje nga propaganda e tij për luftë, teksa ka hapur edhe negociatat me SHBA lidhur me armët bërthamore, teksa herë-pas-here kërcënon se nuk do t’i vijojë më negociatat me argumentin se amerikanët nuk janë seriozë sa duhet.
Një tërheqje e lehtë u vu re edhe në paradën për 87-vjetorin e formimit të ushtrisë koreano-veriore, ku u parada nuk tejkaloi aktivitetin e saj.
Ndërkohë që vlen të theksohet se në prill 2017, ushtria e e Kim Jong-un tregonte se është përgatitur për luftë, teksa qëllonin me predha në drejtim të detit me tanke e kundërajrorë për të “ngacmuar” anijet luftarake armike.
Qindra tanke ishin rreshtuar në 2017 përgjatë bregdetit për të treguar forcën ushtarake në një spektakël të organizuar në 85-vjetorin e formimit të ushtrisë. E lideri Kim Jong-un përshëndeti ushtrinë, e cila lëshoi mbi 300 predha nga tanket dhe kundërajrorët, por edhe silurë nga nëndetëset.
Mos zhvillimi i paradave ushtarake në këto nivele, në arenën ndërkombëtare lexohet si një tërheqje e shtetit diktatorial, të paktën momentale./tch























