Shpikësi francez kalon La Manshin me flyboard
BKT
Tech

Shpikësi francez kalon La Manshin me flyboard

Zapata arriti në fshatin Saint Margaret të Anglisë 22 minuta pas ngritjes në orën 06:17 sipas kohës lokale nga qyteti Sangatte i Francës.

Franky Zapata, shpikësi i mjetit fluturues "Flyboard", ka kaluar Ngushticën e Doverit në Kanalin La Mansh duke fluturuar.

Zapata arriti në fshatin Saint Margaret të Anglisë 22 minuta pas ngritjes në orën 06:17 sipas kohës lokale nga qyteti Sangatte i Francës.

Gjatë udhëtimit të tij prej rreth 35 kilometrash, Zapata bëri mbushjen e flyboard-it me karburantin të cilin e mbante në shpinë.

Franky Zapata bëri tentativën e parë për të kaluar Ngushticën e Doverit më 25 korrik, por dështoi pasi ra në det për shkak të humbjes së ekuilibrit gjatë uljes në platformën për rimbushje me karburant./aa/


MË SHUME NGA Tech