18:57 / 04.08.2019
Moti në Evropë. I nxehtë përvëlues në jug, me stuhi pjesa tjetër
Rikthehet i nxehti përvëlues në Evropë, ku përveç Portugalisë, Spanjës dhe Francës, kjo valë nxehtësie do të shtrihet nga Ishujt Kanarie në brigjet e Detit të Zi dhe nga shkretëtirat e Afrikës Qendrore deri lart në zonën e Alpeve të Evropës.
Parashikohet që periudha 6-15 gusht të shënojë temperatura shumë të larta, edhe mbi 40°C në disa qytete të Evropës Jugore, duke i përballur sërish qytetarët evropianë me të nxehtin përvëlues dhe kushtet e thatësirës.
Ndërsa moti i kthjellët dhe i nxehtë do të përfshijë jugun e kontinentit, një tjetër tablo sinoptike përshkruan motin në Perëndim dhe zonat Qendrore të Evropës, ku kryefjalët e motit do të jenë: stuhitë e forta, reshjet intensive dhe përmbytjet e mundshme./a2/























