Supë me perime të gjelbra, vetëm tre përbërës, shije magjepsëse
BKT
Kuzhina

Supë me perime të gjelbra, vetëm tre përbërës, shije magjepsëse

Vetëm me ujë nga zierja dhe ajkë me yndyrë qumështi, supa juaj do të ketë të njëjtën shije sikur kjo të cilën e përgatit kuzhinieri i famshëm.

Kuzhinieri i famshëm Gordon Ramsay kënaqet kur përgatit supën fantastike nga brokoli me vetëm tre përbërës, duke mos llogaritur erëzat – kripën e piperin.

Sekreti i shijes dhe i ngjyrës qëndron në procedurën e përgatitjes.

Është me rëndësi që të mbani në mend që uji nga zierja kurrë nuk bën të hidhet poshtë, as në rastin e makaronave, por as të brokolit.

Përbërësit:

– 2 kg brokoli;
– 1,5 l ujë;
– 120 ml ajkë (me përqindje të lartë yndyrë qumështi);
– 4 lugë të vogla kripë;
– piper.

Përgatitja:

• Përdorni vetëm lulet e brokolit. Pasi pjesën tjetër eliminoni, duhet të mbeten përafërsisht 800 gramë.
• Nxehni ujin dhe ajkën, qitni kripë dhe zieni lulet e brokolit përafërsisht 10 minuta.
• Kulloni, por ruani ujin nga zierja.
• Qitni lulet në tigan dhe mbani në zjarr dy-tre minuta derisa të thahen.
• Përzieni në blender, me garuzhdë qitni ujin nga zierja.
• Përzieni purenë e përftuar edhe me pak ujë nga zierja, kulloni dhe prisni të ftohet.
• Para shërbimit nxeheni derisa të vlojë, qitni tri të katërtat e ujit të mbetur nga zierja, pastaj përzieni edhe ajkën.