Bosi i drogës përpiqet të arratiset nga burgu i maskuar si vajza e tij
Clauvino da Silva (42), një bos i drogës, i cili vuan një dënim 73-vjeçar, doli me një plan të pazakontë për arratisje nga burgu Gerisino në Rio de Janeiro.
Vajza e tij 19-vjeçare erdhi për vizitë në burg dhe krimineli me përvojë veshi rrobat, një parukë dhe një maskë silikoni, për të realizuar planin e arratisjes.
Por, kur arriti te dalja, ai befas u nervozua. Kjo alarmoi rojet, të cilët pothuajse u mashtruan. Ata u tronditën kur doli se "vajza" e veshur në xhinse, bluzë rozë dhe sandale të bardha ishte në fakt një kriminel famëkeq, transmeton KosovaPress.
Pas një përpjekje të guximshme arratisjeje, u shfaq një xhirim, në të cilën bosi i drogës heq maskën e konstruktuar me kujdes, duke zbuluar përfundimisht fytyrën para rojeve dhe kamerës.
Policia po heton përfshirjen e vajzës së tij, e cila ishte në vizitë me të afërmit në atë kohë. Midis tyre ishte një grua shtatzënë që nuk u kontrollua, gjë që e bën të dyshimtë se ajo mund të ketë kontrabanduar pjesë të maskës.
Da Silva, njëri nga drejtuesit e bandës së drogës "Komanda e Kuqe", gjithashtu u përpoq të shpëtonte në 2013 kur ai së bashku me 30 të burgosur dolën nga një burg tjetër përmes një kanalizimi për t'u kapur më vonë.























