21:00 / 07.08.2019
Gjykata polake ndalon aktivitetin e shoqatës që simpatizon Hitlerin
Një gjykatë polake urdhëroi sot shpërbërjen e një shoqate, anëtarët e së cilës festuan në maj të 2017-tës, 128-të vjetorin e lindjes së Hitlerit, pa e ditur se ata ishin filmuar nga stafi i një televizioni.
Gjykata e Gliwice, në Silezi vlerësoi se anëtarët e lëvizjes “Krenaria dhe Modernizmi” (DiN) nuk mund të injoronin kuptimin e këtij takimi, që u zhvillua në një pyll, në afërsi të qytetit Wodzislaw Slaski, selia e shoqatës, raportuan mediat polake.
”Karakteri i këtij takimi është mëse i qartë’’, deklaroi gjyqtarja Bozena Klimaszewska, cituar nga agjencia PAP./ATSH/























