Kirgistan, vritet një oficer gjatë bastisjes të shtëpisë së ish-presidentit
Ish-presidenti i Kirgistanit, Almazbek Atambayev, refuzon thirrjet për hetime penale.
Forcat speciale u tërhoqën nga fshati herët të enjten pasi nuk arritën të arrestojnë ish- presidentin e Kirgistanit, Almazbek Atambayev, në rezidencën e tij.
Një oficer policie u vra të mërkurën gjatë operacionit, ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Kirgistanit numri i të plagosurve gjatë bastisjes është 45, ku sipas raportit, 22 prej tyre u plagosën me gurë, 13 nga plumbat e gomës, katër nga plumbat e vërtetë dhe gjashtë nga rrëzimet.
Qindra mbështetës të Atambayev u përpoqën ta mbronin atë, kurse rreth kompleksit të tij u ndërmorën një mori e gjerë masash sigurie, i cili ndodhet në fshatin Koi-Tash, rreth 20 kilometra në jug të kryeqytetit, Bishkek.
Atambayev, imuniteti i të cilit u hoq, ka refuzuar t’i bindet ftesës për një hetim penal të paspecifikuar.
Zona ishte e mbyllur për trafik, ndërsa lidhjet telefonike dhe interneti ishte shkëputur.
Zhurma e armëve të zjarrit u dëgjuan nga rezidenca e Atambaye që në orët e hershme, ndërsa forcat e sigurisë po luftonin me mbështetësit e tij.
- Forcat speciale largohen nga zona
Pas operacionit të pasuksesshëm, forcat speciale u tërhoqën nga fshati.
Në një prononcim për Anadolu Agency, zëvendës Ministri i Brendshëm i Kirgistanit, Kursan Asanov tha se: "E gjithë kjo që kaluam do të zgjidhet me dialog. Tani jemi duke punuar në këtë drejtim".
Qindra të rinj që kishin dalë në mbështetje të Atambajevit u ndeshën me policinë, të cilët vazhduan me masat e sigurisë në fshat.
Asanov i bëri thirrje turmës që të shpërndahej, ndërsa ata kërkonin shtigje që të mund të afroheshin në shtëpinë e Atambayev dhe kërkonin kthimin e rrjetit të telefonit dhe Internetit.
Duke iu drejtuar kombit përmes një video incizimi në rezidencën e tij, Atambayev falënderoi ata që e mbështetën dhe tha që dëshironte të jepte dëshmi me shkrim në polici.
Ai e quajti përpjekjen e qeverisë për ta arrestuar atë një "shkelje të kushtetutës" dhe u bëri thirrje që mos të hapin zjarr ndaj "popullit të tyre".
- Presidenti shkurton pushimet
Presidenti aktual i Kirgistanit, Sooronbay Jeenbekov, është rikthyer në Bishkek, duke shkurtuar pushimet e tij.
Zyra për shtyp e Presidencës së Kirgistanit tha se Jeenbekov do të thërrasë një mbledhje të këshillit të sigurisë së shpejti.
Atambayev, i cili shërbeu si president nga vitit 2011 deri në 2017, është akuzuar për korrupsion, të cilin ai e mohon. Parlamenti i Kirgistanit i hoqi imunitetin në qershor.
Pavarësisht se është relativisht i qëndrueshëm, Kirgistani ka përjetuar periudha të paqëndrueshmërisë që nga fitimi i pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.
Në vitin 2005 dhe 2010, presidentët e atëhershëm u futën në protesta të dhunshme që shkaktuan qindra të vdekur. /aa/























