13:16 / 08.08.2019
Shpërthim në bazën ushtarake ruse, dy të vdekur
Dy persona janë vrarë në një shpërthim në një strukturë detare ruse, thonë zyrtarët, raporton “Bbc”.
Të dy ishin specialistë civilë, tha ministri rus i mbrojtjes në një deklaratë.
Gjashtë persona të tjerë – një përzierje e personelit ushtarak dhe civil – u plagosën. Shpërthimi ndodhi gjatë provës së një motor rakete, tha një zyrtar.
Shpërthimi nuk lëshoi materiale të dëmshme ose rrezatim, thanë zyrtarët e cituar nga agjensia e lajmeve Tass.
Objekti nuk u emërua, por shpërthimi raportohet se ka ndodhur në një rajon i cili është shtëpia e një objekti të testimit të raketave për nëndetësit bërthamorë rusë.























