SHBA, qindra të arrestuar në bastisjet më të mëdha ndaj emigrantëve
BKT
   Bota

SHBA, qindra të arrestuar në bastisjet më të mëdha ndaj emigrantëve

Ka të ngjarë qe kjo është bastisja më e madhe e emigrantëve në 10 vitet e fundit.

Gjatë një bastisje në fabrikat e përpunimit të mishit në shtetin amerikan të Misisipit janë arrestuar 680 emigrantë, kryesisht punëtorë të Amerikës Latine.

Matthew Albence, zv/drejtori i Administratës së Emigracionit dhe Doganave në SHBA, njoftoi se janë arrestuar 680 emigrantë gjatë bastisjeve në shtatë fabrika.

Ai tha se ka të ngjarë që kjo të jetë bastisja më e madhe kundër emigrantëve në 10 vitet e fundit.

Zyrtarët konfirmuan se kishte rreth 600 efektivë në vendngjarje, të cilët kanë penguar emigrantët të arratiseshin nëpër livadhet përreth.

Departamenti i Drejtësisë tha se shumë kontrolle janë regjistruar në rajon.

Presidenti amerikan, Donald Trump, që prej ardhjes në pushtet në vitin 2017, ka ndjekur një politikë të qëndrueshme të imigracionit, duke i karakterizuar emigrantët e Amerikës së Jugut si "kriminelë".