15:00 / 08.08.2019
Kirgistan, për herë të dytë operacion për arrestimin e ish-presidentit
Forcat e Sigurisë në Kirgistan, për herë të dytë filluan operacion ndaj shtëpisë së ish-presidentit Almazbek Atambayev për ta arrestuar.
Forcat speciale u tërhoqën nga fshati herët të enjten pasi nuk arritën të arrestojnë ish- presidentin e Kirgistanit, Almazbek Atambayev, në rezidencën e tij.
Një oficer policie u vra të mërkurën gjatë operacionit, ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Kirgistanit numri i të plagosurve gjatë bastisjes është 45, ku sipas raportit, 22 prej tyre u plagosën me gurë, 13 nga plumbat e gomës, katër nga plumbat e vërtetë dhe gjashtë nga rrëzimet.























