Polonia ua tërheq vërejtjen vendeve të BE-së që të mos afrohen me Rusinë
BKT
   Bota

Polonia ua tërheq vërejtjen vendeve të BE-së që të mos afrohen me Rusinë

Polonia dëshiron që të sigurohet që Komisioni i ri Evropian, të qëndrojë fuqishëm përballë Rusisë.

Varshava zyrtare ka thënë se disa vende të Bashkimit Evropian po vazhdojnë që ta rrisin dukshëm miqësinë me fqinjin e tyre lindor – Rusinë, shkruan Reuters.

“Duket se disa liderë të vendeve të BE-së nuk janë të vëmendshëm se aktivitetet e tyre shihen si përpjekje për t’i ngrohur marrëdhëniet. Dhe nëse nuk e dinë,  atëherë politika e tyre është në rrugë të keqe”, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Marcin Przydacz.

Komentet e tij vijnë pas ndalimit që Rusia u ka bërë rreth një mijë protestuesve gjatë fundjavës të cilët kërkonin zgjedhje të lira.

BE-ja bashkë me Poloninë kanë dënuar brutalitetin policor në këto protesta.

“Nuk ka asnjë arsye që të ftohen liderët e Rusisë nëpër mbledhi apo të vallëzohet me ta…masat janë vënë për të inkurajuar Rusisë që të tërhiqet nga politika agresive në lindje të Evropës…ku nuk e ka bërë asnjë hap prapa.