Formohet Qeveria e re në Mauritani
BKT
   Bota

Formohet Qeveria e re në Mauritani

Më 1 gusht, Mohamed Ould Ghazouani u betua si presidenti i sapozgjedhur i Mauritanisë për një mandat pesë-vjeçar.

Presidenca e Mauritanisë të enjten vonë shpalli kabinetin e ri të vendit.

Qeveria e re u shpall në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror.

Më 1 gusht, Mohamed Ould Ghazouani u betua si presidenti i sapozgjedhur i Mauritanisë për një mandat pesë-vjeçar.

Ghazouani, 63 vjeç, është presidenti i dhjetë i Mauritanisë që nga pavarësia e saj nga Franca në vitin 1960.

Ai fitoi zgjedhjet presidenciale të 22 qershorit me 52 për qind të votave./aa/