14:27 / 09.08.2019
Jemen, vritet vëllai i liderit të lëvizjes Houthi
Grupi rebel jemenas Houthi sot ka konfirmuar vdekjen e vëllait të liderit të grupit.
Grupi u zotua të "sjellë ata që janë të përfshirë në vrasje para drejtësisë në mënyrë që ata të marrin dënimin e tyre".
Asnjë detaj tjetër nuk u zbulua në lidhje me incidentin.
Që nga viti 2015, Arabia Saudite ka udhëhequr një koalicion ushtarak kundër grupit rebel houthi, i cili mori pjesën më të madhe të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sanaa, një vit më parë.
Houthit gjithnjë e më shumë kanë përdorur dronë për të synuar pjesën jugore të Arabisë Saudite. Kohët e fundit, dy dronë goditën aeroportin Abha, duke vrarë një person dhe duke plagosur më shumë se 30 të tjerë./aa/























