60 të vdekur dhe 70 të lënduar nga shpërthimi i cisternës së karburantit
BKT
   Bota

60 të vdekur dhe 70 të lënduar nga shpërthimi i cisternës së karburantit

Të paktën 60 njerëz janë vrarë dhe 70 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i cisternave të karburantit në Tanzani, thotë policia.

Fotografitë e postuara në internet tregojnë mbetje flakëruese të shpërndara në një zonë të gjerë.

Policia tha se njerëzit po përpiqeshin të rikuperonin karburantin nga automjeti, i cili ishte përmbysur në një rrugë madhore disa kohë më parë, kur ndodhi shpërthimi.

Incidenti ndodhi në rajonin Morogoro, rreth 200 km në perëndim të qytetit Dar es Salaam.