17:52 / 11.08.2019
Tjetër tërmet godet Greqinë
Një tjetër lëkundje sizmike ka goditur Greqinë. Mediat vendase shkruajnë se një tërmet tjetër është ndjerë në jug të vendit dhe raportohet se epiqendra ka qenë në ishullin e Kretës.
Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundjet kanë qenë e magnitudës 4.5 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë në det në pjesën jugore të ishullit në një thellësi prej 75 kilometra nën tokë.























