Kryeministri italian u zotua për rindërtimin e urës e re në Gjenova

Kryeministri italian u zotua për rindërtimin e urës e re në Gjenova

Një ceremoni emocionale u mbajt sot në Gjenova duke shënuar përvjetorin e shembjes tragjike të urës në vitin 2018 .

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, është zotuar se ura e re për qytetin portual italian të Gjenovës do të jetë gati deri në prill, duke zëvendësuar urën Morandi që u shemb një vit më parë, duke shkaktuar vdekjen e 43 personave.

Një ceremoni emocionale u mbajt sot në Gjenova duke shënuar përvjetorin e shembjes tragjike të urës në vitin 2018.

Conte tha se punimet e rindërtimit për infrastrukturën e re po ecin përpara "shtatë ditë nga shtatë ... dhe, sipas parashikimeve, ura e re do të jetë gati deri në prill të vitit 2020".

Një vit më vonë, shkaku i shembjes nuk është përcaktuar ende, por prokurorët janë duke hetuar mirëmbajtjen e dobët dhe të metat e mundshme të projektimit të strukturës 51-vjeçare.

Arkitekti Renzo Piano ka projektuar urën e re, e cila i ngjan harkut të një anijeje në homazh me traditat e detit të Gjenovës.