Tunizi, organi zgjedhor pranon 26 kandidatë për president
Baffoun tha se nga 97 emrat që aplikuan për postit më të lartë të vendit, 71 u refuzuan pas një provimi paraprak.
Komisioni Zgjedhor i Tunizisë ka shpallur një listë prej 26 kandidatësh që do të kandidojnë në zgjedhjet e parakohshme presidenciale të përcaktuara për me 15 shtator.
Kreu i Komisionit Zgjedhor të Tunizisë, Nabil Baffoun, tha se nga 97 emrat që aplikuan për postit më të lartë të vendit, 71 u refuzuan pas një provimi paraprak.
Një zyrtar i komisionit tha se atyre të cilëve aplikimet iu refuzuan mund të apelojnë deri më 31 gusht, kur edhe do të shpallet lista përfundimtare.
Baffoun tha se mes kandidatëve, dy prej tyre në listën e pranuar janë femra.
Një kandidat për president në Tunizi ka nevojë për nënshkrimet e të paktën 10 deputetëve, 40 kryetarëve të këshillave lokale ose 10 mijë qytetarëve me të drejtë vote.
Zgjedhjet e parakohshme u shpallën kur kryeparlamentari Mohamed Ennaceur u bë president i përkohshëm, pasi Beji Caid Essebsi ndërroi jetë më 25 korrik në moshën 92-vjeçare.
Fushata zgjedhore do të zhvillohet nga 2 shtator deri më 13 shtator, ndërsa rezultatet paraprake të zgjedhjeve do të shpallen më 17 shtator./aa/























