​Roma: Disa vende të BE-së të gatshme të presin emigrantët e “Open Arms”
BKT
   Bota

​Roma: Disa vende të BE-së të gatshme të presin emigrantët e “Open Arms”

Kryeministri italian, Giuseppe Conte njoftoi sot se gjashtë vende të BE-së janë shprehur të gatshëm të presin një pjesë të 147 emigrantëve që ndodhen në anijen humanitare të OJQ-së spanjolle, “Proactiva Open Arms”, të cilët ndodhen prej një jave në brigjet e ishullit italian të Lampeduzës.

“Franca, Gjermania, Rumania, Portugalia, Spanja dhe Luksemburgu sapo më njoftuan se janë të gatshme të presin emigrantët”, shkruan Conte në një letër të hapur që i drejtohet ministrit italian të Punëve të Brendshme, Matteo Salvini./atsh/