Plaçkitje në lokalet e shitësve të huaj në Afrikën e Jugut
BKT
   Bota

Plaçkitje në lokalet e shitësve të huaj në Afrikën e Jugut

Pamjet e videove dhe fotove të postuara në mediat sociale treguan turma që hynin në lokalet e shitësve të huaj në Soweto, duke vjedhur mallra të ndryshme ushqimore, por edhe ato elektronike.

Turma të shumta në Afrikën e Jugut kanë plaçkitur disa lokale me pronësi të huaj në periferi të qytetit më të madh Johannesburg, duke i akuzuar të huajt se nuk respektojnë ligjet lokale.

“Plaçkitja filloi të mërkurën në mbrëmje në pjesë të ndryshme të qytetit Soweto. Policia është vendosur në zonat ku turmat u tërbuan”, tha për AA Kay Makhubele, zëdhënës i policisë.

Makhubele tha se shtatë të dyshuar janë arrestuar dhe disa nga sendet e vjedhura janë gjetur.

Dy javë më parë, shitësit e huaj të rrugëve dhe rojtarët e dyqaneve u përleshën me policinë në qendrën e qytetit Johannesburg duke sulmuar policinë edhe me mjete të forta përderisa zyrtarët hynin në lokalet e tyre për të kërkuar mallra të falsifikuara.

Pamjet e videove dhe fotove të postuara në mediat sociale treguan turma që hynin në lokalet e shitësve të huaj në Soweto, duke vjedhur mallra të ndryshme ushqimore, por edhe ato elektronike.

“Isha i zënë me rregullimin e mallrave në raftet e dyqanit tim, kur papritmas pashë një numër të madh njerëzish që hynin në dyqan duke bërtitur dhe duke vjedhur sende”, tha Omar Hussein, një pronar etiopian i një dyqani.

Disa tregtarë të huaj për AA thanë se plaçkitjet janë të ngjashme me dhunën anti-emigruese që shpërtheu në vitin 2008 dhe 2015, duke zhvendosur qindra mijëra të huaj.

Autoritetet në Johannesburg kanë dënuar incidentin duke kërkuar qetësi dhe rivendosje të rendit.