18:47 / 17.08.2019
A e dinit kuptimin e ikonës misterioze në formë T-je në Whatsapp?
Whatsapp na ofron një mori ikonash që chat-et tona të bëhen më argëtues. Disa prej tyre janë specifike për vende të caktuara dhe jo të gjithë ja dinë kuptimin.
Në seksionin e ndërtesave të emojis në WhatsApp ne mund të shohim një ndërtesë me një “T” të çuditshme si logon kryesore.
Kjo markë e çuditshme në ndërtesë nuk është gjë tjetër, veçse simboli postar i Japonisë.
Zyra japoneze e postës u miratua si pjesë e Unicode 6.0 në 2010 dhe u shtua në Emoji 1.0 në 2015 në WhatsApp.























