India shkakton shqetësime për emetimet e larta të SO2 dhe ndotjes

India shkakton shqetësime për emetimet e larta të SO2 dhe ndotjes

Greenpeace u referohet të dhënave të NASA-s për të treguar emetuesit më të mëdhenj botëror të dyoksidit të squfurit që rrezikojnë jetën për shkak të kualitetit të dobët të ajrit.

India është emetuesi më i lartë i dyoksidit të squfurit (SO2) në botë, njërit prej ndotësve kryesor që kontribuon në vdekjet dhe ndotjen globale të ajrit, njoftoi të hënën Greenpeace.

Arsyeja kryesore për emetimet e larta në Indi është zgjerimi i gjenerimit të energjisë elektrike të prodhuar nga qymyri gjatë dekadës së fundit.

India ka më shumë se 15 për qind të të gjitha pikave kritike antropogjene të SO2 në botë, të zbuluara nga sateliti i NASA-s i quajtur Instrumenti i Monitorimit të Ozonit.

Burimi më i madh i SO2 në atmosferë është djegia e karburanteve fosile në termocentralet dhe objektet e tjera industriale.

Termocentralet që digjen qymyr dhe naftë, së bashku me rafineritë, janë përgjegjës për dy të tretat e emetimeve të SO2 të ndjekura nga NASA.

Burime më të vogla të emetimit të SO2 përfshijnë procese industriale siç është nxjerrja e metaleve në xeherore, burime natyrore si vullkanet dhe lokomotivat, anijet, automjetet e tjera dhe pajisjet e rënda që djegin karburantet me një përmbajtje të lartë squfuri.

Rusia është emetuesi i dytë më i madh i SO2 në botë, pasi shkrirësi i metaleve Norilsk është përgjegjës për një sasi të madhe të ndotjes, thonë nga Greenpeace.

Duke pasur kapacitetin më të madh të gjenerimit të energjisë me qymyr në botë, Kina ishte emetuesi më i madh i SO2 deri rreth një dekadë më parë, dhe tani renditet e treta, sipas analizave të Greenpeace.

Kina ka ulur emetimet duke përmirësuar dukshëm standardet e emetimit dhe përforcimet e kontrolleve për SO2.

Të dhënat thonë se Meksika dhe Irani janë në mesin e pesë emetuesve më të mëdhenj të SO2 në botë, kryesisht për shkak të fushave të tyre të naftës.

"Rajonet e pikave kritike të emisioneve në të gjithë botën u kanë borxh qytetarëve që të ndërpresin me investimet në lëndë djegëse fosile dhe të kalojnë në burime më të sigurta, më të qëndrueshme të energjisë, përderisa zvogëlojnë ndikimin e objekteve ndotëse ekzistuese duke miratuar standarde më të rrepta të emetimeve", thonë nga Greenpeace.