Del jashtë kontrollit zjarri në Ishujt Kanare

Del jashtë kontrollit zjarri në Ishujt Kanare

Zjarri që shkatërroi Ishujt Kanare në Spanjë doli jashtë kontrollit të hënën, njoftuan ekipet e Shërbimit të urgjencave civile, të cilat vazhduan largimin e banorëve nga ky ishull turistik me shumë zona të mbrojtura.

“Zjarri i fuqishëm tejkalon kapacitetet tona manaxhuese”, deklaroi para gazetarëve Federico Grillo, shef i Sherbimit të urgjencave civile.

“Vende-vende, flakët arrijnë 50 metra lartësi duke penguar 700 zjarrëfikesit e angazhuar në operacion dhe të mbështetur me mjete ajrore”, tha ai.

Zjarri që shpertheu të shtunën në ishull shtrihej të hënën në mëngjes në 3 400 hektarë, njoftoi Sherbimi i urgjencave civile.