Johnson rikonfirmon vullnetin për Brexit me marrëveshje, por pa “backstop”
BKT
   Bota

Johnson rikonfirmon vullnetin për Brexit me marrëveshje, por pa “backstop”

Kryeministri britanik, Boris Johnson i dërgoi një letër presidentit të Këshillit Evropian, Donal Tusk për të rikonfirmuar vullnetin për arritjen e një marrëveshjeje për daljen e nga BE dhe kundërshtimin e tij për qëndrimin e diskutuar për Irlandën.

Ky qëndrim, i ashtuquajtur “backstop”, ose rrjeta e sigurisë, është përfshirë në marrëveshjen për tërheqjen nga BE arritur nga qeveria e mëparshme e Theresa Mayt.

Ai parashikon që edhe në mungesë të një zgjidhjeje të mirë në përfundim të një periudhe transitore dyvjeçare dhe për të shmangur krijimin e një kufiri mes provincës britanike të Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, Britania e Madhe do të mbetet në Unionin doganor.

Boris Johnson, i cili pasoi Theresa Mayn në korrik pasi Parlamenti britanik hodhi poshtë tre herë marrëveshjen e saj për Brexit, u shpreh i gatshëm për të lënë BE-në në datën e parashikuar, më 31 tetor me ose pa marrëveshje.