23:37 / 20.08.2019
Trump propozon të bëhet ndërmjetës i situatës së tensionuar në Kashmir
Presidenti i SHBA-së Donald Trump propozoi sot ndërmjetësimin e tij përballë situatës shumë të tensionuar në Kashmir, rajon malor të cilin e pretendojnë India dhe Pakistani.
“Kashmiri është një vend shumë i komplikuar. Aty ka hinduistë dhe myslimanë dhe nuk mendoj se shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrit. Do të bëj maksimumin nëse do të shërbeja si ndërmjetësues”, tha Trump. /atsh/























