Burgut iu vu zjarri, arratisen mbi 250 të burgosur në Papua
Autoritetet indoneziane po kërkojnë më shumë se 250 të burgosur që u arratisën nga një burg në provincën e Papua Perëndimore.
Sipas mediave të huaja, arratisja nga burgu ndodhi të hënën ndërsa protestuesit dolën në rrugë në disa qytete duke bllokuar rrugët dhe duke ndezur ndërtesa përfshirë burgun.
Trazirat u shkaktuan nga ndalimi i studentëve Papuan në qytetin Surabaya për akuzat që ata nuk kishin respektuar flamurin indonezian.
Përforcimet e policisë ishin dërguar në Papua përpara protestave më të planifikuara.
Megjithatë, mijëra papuanë dolën në rrugët e qyteteve duke përfshirë Sorong, Manokwari dhe Jayapura të hënën.
Kështu, burgut në Sorong, iu vu flaka dhe gurë u hodhën te të burgosurit, tha zëdhënësi i ministrisë së drejtësisë Marlien Lande.
“258 të burgosur shpëtuan dhe vetëm pesë prej tyre ishin kthyer deri në mëngjes”, ka thënë Lande, duke shtuar se disa roje dhe punonjës u plagosën ndërsa përpiqeshin të ndalonin arratisjen.
Papua, një ish koloni holandeze, u deklarua e pavarur në vitin 1961, por fqinji i saj më i madh perëndimor më vonë mori kontrollin.
Një lëvizje separatiste vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe autoritetet indoneziane janë përballur me akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut në rajon.























