Pamje apokaliptike nga zjarri në Brazil, errësirë totale në mes të ditës
BKT
   Bota

Pamje apokaliptike nga zjarri në Brazil, errësirë totale në mes të ditës

Zjarri masiv dhe tymi në pyjet e Amazonës, ka krijuar pamje apokaliptike në Brazil. Në videot e publikuara nga mediet e huaja, duket se gjithçka është “pushtuar” nga errësira, ndonëse është mesi i ditës.

Errësira është krijuar nga një erë e ftohtë, që ka ardhur nga lindja në San Paolo dhe që mori me vete edhe tymin e pluhurin në pyllin e Amazonës, i cili po digjet me shpejtësi, duke alarmuar botën.

Errësira e frikshme raportohet se ka zgjatur plot një orë para se të largohej. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, disa banorë kanë mbledhur ujin e shiut, i cili ka rezultuar sterrë i zi./BW/