“Herkulët” brazilianë që po luftojnë me flakët në Amazonë
BKT
   Bota

“Herkulët” brazilianë që po luftojnë me flakët në Amazonë

Avionët luftarakë brazilianë, të mbiquajtur “Herkulët” kanë mbërritur në Amazonë për të luftuar me flakët duke hedhur mijëra litra ujë mbi vatrat e zjarrit në pyllin tropikal më të madh të globit. Avionët janë pjesë e masave të ndërmarra nga qeveria braziliane pas thirrjes ndërkombëtare për të shpëtuar atë që konsiderohet si mushkëria e planetit.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro autorizoi operacionet e personelit ushtarak në shtatë shtete që ndodhen në Amazonë. Sipas të dhënave të fundit, që prej 24 gushtit janë hapur 80 000 vatra zjarri, shifra më e lartë që prej vitit 2013.