13:54 / 26.08.2019
71 qese kokainë në stomak, gruaja arrestohet në aeroport
Një grua u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të La Romana në Republikën Domenikane, pasi iu zbuluan 71 qese me kokainë në stomak.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Drogës, gruaja e paidentifikuar u arrestua teksa bëhej gati të hipte në një avion drejt Italisë.
E dyshuara u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për nxjerrjen e qeseve me kokainë nga stomaku.
Pesha e lëndës narkotike ishte 640 gramë.























