​Zbulohet bombë në afërsi të bregut, evakuohet plazhi i Barcelonës
BKT
   Bota

​Zbulohet bombë në afërsi të bregut, evakuohet plazhi i Barcelonës

Plazhi i njohur i Sant Sebastia në Barcelonë u evakuua pjesërisht pasi një bombë e pashpërthyer u vu re shumë afër bregut.

Ekspertët e eksplozivëve e zhvendosën bombën në det, ku u shpërthye me sukses, tha policia, në një operacion ku u përfshi edhe marinën spanjolle.

Pajisja u mendua se daton nga Lufta Civile Spanjolle 1936-1939 dhe përmbante rreth 70 kg (154lb) TNT, përcjell Top Channel.

Një oficer policie e gjeti bombën të Dielën 80ft (25 metra) nga bregu.