13:33 / 27.08.2019
Turqia nuk dëgjon SHBA-në, nis pranimin e pjesës së dytë të sistemit rus
Një avion ushtarak rus që mbante pjesë të raketës S-400 të Rusisë zbarkoi në bazën ushtarake Murted afër Ankarasë.
Kjo konfirmon njoftimin se faza e dytë e dorëzimit të këtyre armëve në Turqi po fillon.
Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar konfirmoi dje se qëllimi i ushtrisë turke është të mbrojë vendin dhe njerëzit e saj nga armiqtë e jashtëm.
Turqisë iu dorëzua pjesa e parë e sistemit të raketave në korrik, pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga SHBA, e cila beson se sistemi rus është i papajtueshëm me standardet e NATO-s dhe paraqet kërcënim për programin luftarak F-35 të SHBA-së.























