20:37 / 27.08.2019
Trump: Presidenti brazilian ka mbështetjen e plotë të SHBA-së
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se vendi i tij do ta mbështesë plotësisht presidentin brazilian Jair Bolsonaro dhe përpjekjet e tij për të luftuar kundër vatrave të zjarrit në Amazonë.
“Bolsonaro po punon fuqishëm për zjarret në Amazonë dhe me gjithë respektin po bënë një punë të shkëlqyer për njerëzit e Brazilit. Ai dhe vendi i tij kanë mbështetje të plotë të SHBA-së!”, shkroi Trump në Twitter.
Lideri brazilian u përgjigj në Twitter, duke thënë se “vendi i tij po lufton zjarret me sukses të madh”.
“Fushata e lajmeve të rreme e ngritur kundër sovranitetit tonë nuk do të punojë. SHBA-ja gjithnjë mund të ketë besim tek Brazili”, shtoi ai.























