Gjenden 300 kilogramë kanabis brenda një arkivoli (Video)
BKT
   Bota

Gjenden 300 kilogramë kanabis brenda një arkivoli (Video)

Policia kolumbiane bëri një zbulim të pazakontë të 300 kilogramëve kanabis në zonën e Santander.

Të paketuar në kuti të vogla, ato ishin fshehur brenda një arkivoli dhe po transportoheshin nga një mjet i posaçëm për të vdekurit.

"Konfiskimi u krye pas një kontrolli të një makine, i cili përmbante dy arkivole" tha komandanti rajonal i policisë Fabian Ospina.

Policia njoftoi se po hetojnë rastin, ndërsa drejtuesi i mjetit është arrestuar.