Apple ka lansuar iOS 13.1 beta,pa vënë në funksion sistemin operativ iOS 13
BKT
Tech

Apple ka lansuar iOS 13.1 beta,pa vënë në funksion sistemin operativ iOS 13

Kanë mbetur edhe dy javë deri më dhjetë shtator, kur do të lansohet iPhone 11 – kur pritet të lansohet edhe sistemi operativ iOS 13, që do të ketë shumë opsione shtesë.

Mirëpo, Apple duket se ka shumë gjëra gati, pasi që tani e ka lansuar iOS 13.1 beta, pa e vënë në funksion iOS 13, që kur pajisja e re të lansohet, të ketë gjithçka nën kontroll.

Aplikacioni është që tani i gatshëm për shkarkim dhe mund të bëhet pjesë e telefonave të tanishëm, mirëpo nuk dihet nëse i mbështetë iPhone të vjetër.

Deri më dhjetë shtator, Apple mund të sjellë edhe pajisje shtesë si AirPods, para se ta ketë lansuar iPhone të ri, që besohet të jetë shumë i mirë. 


MË SHUME NGA Tech