Stuhia Dorian shndërrohet në uragan
BKT
   Bota

Stuhia Dorian shndërrohet në uragan

Stuhia tropikale Dorian është shndërruar në një uragan, ndërkohë që i afrohet Porto Rikos dhe ishujve të virgjër amerikanë, njoftoi sot qendra kombëtare amerikane e uraganeve (NHC).

Me erëra që arrijnë 120 kilometra në orë, Dorian është tashmë një uragan i kategorisë 1.

Pritet që Dorian të fuqizohet edhe më shumë në ditët në vijim gjatë kohës që është sipër Atlantikut, theksoi NHC-ja në njoftimin e saj të fundit./ATSH/