09:26 / 29.08.2019
Në spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë kryer 7 operacione
295 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dje më 28 gusht 2019, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Analiza kanë kryer 266 pacientë që në total kanë kryer 3,739 analiza.
7 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 3 lindje, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë femërore dhe 1 i gjinisë mashkullore.























